Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni të 11 dhjetorit, kryetari legjitim i anëtarësisë i Rilindijes Demokratike Kombëtare (RDK), Fadil Zendeli i ka “ndezur motorët” për të garuar në këto zgjedhje.
Rrjedhimisht Zendeli ka filluar një komunikim masiv me anëtarësinë e RDK-së, që shtrihet prej Struge në Kumanovë, ku po bisedon gjerësisht për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe bën shpalosjen e platformës para qytetarëve shqiptar.
“Në vazhdën e takimeve me anëtaret e kryesive te degëve, me date 04.09.2016 kryetari i RDK-së prof. Fadil Zendeli mbajti takim konsultativ me kryesinë e ngushtë të degës së RDK-së në Kumanovë. Në këtë takim u bisedua për aktualitetin politik dhe veprimet e mëtejshme të RDK-së. Me datë 03.09.2016 kryetari i RDK-së prof. Fadil Zendeli mbajti takim konsultativ me kryesinë e ngushtë të degës së RDK-së në Tetovë. Në këtë takim u bisedua për aktualitetin politik dhe veprimet e mëtejshme të RDK-së”, – thuhet në njoftimet e fundit të RDK-së.
Këto takime do të intensifikohen ditëve në vijim.