KSHZ: Janë marrë të gjitha masat që zgjedhjet në Maqedoni të jenë të rregullta

Në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen ditën e diel, më 11 dhjetor në Maqedoni, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore me qëllim të respektimit të afateve për zbatimin e zgjedhjeve, si dhe masat tekniko-organizative për parandalimin e parregullsive eventuale.

Lupka Guguçevska nga KSHZ-së në konferencën për shtyp njoftoi se fletëvotimet dhe certifikatat e listës zgjedhore janë në fazën e përgatitjes për t’u shtypur dhe se do të dorëzohen në komisionet komunale zgjedhore në afatin e paraparë në Kodin Zgjedhor.

“Për herë të parë në këto zgjedhje, certifikatat e listës zgjedhore do të përmbajnë edhe fotografi personale prej votuesve.

Fotografitë janë në format si edhe letërnjoftimet apo dokumentet e udhëtimit të votuesve, ndërsa do të shërbejnë për identifikimin më të lehtë të votuesve, si dhe për eliminimin e keqpërdorimeve eventuale”, theksoi Guguçevska.

KSHZ ju bën apel apelon komisioneve komunale zgjedhore që të përmbahen nga çfarë do aktiviteti partiak deri në përfundimin e procesit zgjedhor ndërsa u bëri thirrje të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike që gjatë orarit të punës të përmbahen nga aktivitetet partiake dhe t’i paraqesin presionet eventuale nga shefat e tyre.

Vëzhguesit vendorë dhe të huaj të cilët dëshirojnë ta ndjekin procesin zgjedhor kanë afat deri nesër të dorëzojnë kërkesa për autorizim. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu