KSHZ sot pasdite në orën 14 do të mbajë seancë të çrregullt në të cilën do të diskutohet për propozim vendimin për kompensim për anëtarët dhe të punësuarit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Pas pohimeve të ambasadorit të SHBA-ve Xhes Bejli se në komision janë ndarë bonuse, Nga KSHZ thonë se anëtaret dhe të punësuarit kanë të drejtë për kompensime.
Shtojnë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor që nga fillimi e deri në përfundim të zgjedhjeve është gjithmonë në seancë, në kontinuitet pa marrë parasysh ditët jo-pune dhe festat, ndërsa dita e punës zgjatë më shumë se 20 orë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtet, Xhes Bejli, dje deklaroi se anëtaret e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kanë ndarë bonuese për zgjedhjet lokale.