Zyrtarët Komisionit Shtetëror Zgjedhor kanë shpjeguar për Televizionin SHENJA rreth incidentit në vendvotimin numër 20/52 në fshatin Sedllarcë, Komuna e Bogovinës. Për një kohë të shkurtër këtu është ndërprerë procesi i votimit, njofton TV Shenja.
Kryetari i Komisionit Komunal, Beqir Beqiri, ka shpjeguar se një qytetar e kishte sulmuar njërin prej komisionerëve të këtushëm. Është dashur të intervenojë policia për të krijuar kushtet për vazhdimin e procesit të votimeve.