Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot do të mbajë seancë në të cilën, mes të tjerash, duhet të miratohen kërkesa dhe paraqitje për regjistrim në certifikatën e veçantë nga lista zgjedhore dhe votim për zgjedhjet e parakohshme më 11 tetor në Përfaqësinë diplomatike konsullore (PDK) jashtë vendit, sa i përket shtetasve të Maqedonisë të cilët paraprakisht nuk e kanë paraqitur qëndrimin e përkohshëm ose punën jashtë vendit.
Gjithashtu anëtarët e KSHZ-së duhet të miratojnë edhe fletëparaqitje për votim për zgjedhjet e parakohshme për shtetasit të cilët paraprakisht e kanë paraqitur qëndrimin e tyre të përkohshëm ose punën jashtë vendit.
Në rend dite janë edhe Propozim-konkludimi për vlefshmërinë dhe zbatimin e formularëve për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputetët në Kuvend, më 11 dhjetor të shpallura në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, Propozim konkludimi për zbatimin e Kodeksit për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore nga 27.04.2016 të sjella nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe të publikuara në ueb-faqe,
Propozim-udhëzimi për mënyrën dhe procedurën për zgjidhjen e kundërshtimeve. Propozim-udhëzimi për fletëvotimet e vlefshme, propozim doracaku për edukim të anëtarëve të bordeve zgjedhore, si dhe Propozim-njoftimi deri te komuna e RM-së, qytetit të Shkupit dhe personave juridikë të cilët ekonomizojnë me tabela dhe bilborde reklamuese.
Në seancë duhet të shqyrtohet edhe Raporti për gjendjen e objekteve të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë me propozim konkludime.