KSHZ sot do të thotë fjalën e fundit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot do të thotë fjalën e fundit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ajo sot do të mbaj një pres konferencë ku do të konstatohet pastrimi i Listës Zgjedhore dhe përgatitja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

TetovaSot nga burimet brenda KSHZ-së kupton se në pres konferencë pritet që të konstatohet gjendja e përgjithshme e numrave dhe se do të bëhet e ditur mënyra e votimit me fotografi me qëllim mënjanimin e keqpërdorimeve të ndryshme.

Përndryshe, Komisioni Shtetëror Zgjedhor përmes kontrollit të kryqëzuar në dhjetë institucione nxori dy lista të veçanta votuesish, atë prej afër 40.000 votuesish të cilët në mënyrë aktive duhej regjistruar për ta mbrojtur të drejtën e tyre të votës, si dhe Lista e diasporës, ose e rreth 172.000 votuesish të cilët u vendosën në një listë të veçantë dhe të drejtën e tyre të votës ata do ta realizojnë në diasporë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu