Armando Broja është padyshim një “yll” i të ardhmes. Paraqitjet e tij e kanë kthyer atë në lojtarin më të mirë të momentit te skuadra e Southampton.
3 ndeshje si titullarë dhe 3 gola, shumë sulmues të tjetë të njohur tashmë do ta kishin zili 20-vjeçarin e shqipërisë.
Broja është një lojtar në pronësi të Chelsea dhe i huazuar te Southampton nga ku po arrin të tregojë të gjithë potencialin e tij prej një sulmuesi të vertetë.
Broja është shndërruar idhull në “Saint Mary Stadium”, ndërsa fansat e bluve të Londrës janë të zhgënjyer që një si Romelu Lukaku, që ka kushtuar më shumë se 115 milionë euro, nuk po shfaqet aq klinik sa sulmuesi kuqezi, të cilin drejtuesit e Chelsea-t e huazuan që t’i jepnin mundësinë për të fituar përvojë në elitën e futbollit anglez.
Pas humbjes së Chelsea 2-3 kundër West Ham, tifozët e bluve të Londrës kërkojnë rikthimin e Brojës, që në merkaton e janarit, duke “ironizuar” paska edhe me situatën e dy sulmuesve më me emër që aktualisht Thomas Tuchel ka nën urdhrat e tij, siç janë Romelo Lukaku dhe Timo Werner.
Ja disa nga reagimet e tifozëve në rrjetet sociale:
“BROJA duhet të merret në janar dhe Lukaku të ulet në stol”
“E lamë Brojën të huazohej dhe mbajtëm Werner dhe paguam 100 milionë për Lukakun…”
“Unë do të merrja Broja para Lukakut në çdo ditë të javës.”
“Armando Broja pa papërvojë, të cilin e dërguam në huazim vetëm për të blerë eksperiencën e Romelu Lukakut, ka të njëjtin numër golash si Romelu Lukaku këtë sezon, në më pak minuta.”
“Bin Lukaku, ktheni Brojën në shtëpi.”
“Anuloni huazimet e Brojës dhe Gallagher dhe kthejini sa më shpejt! Broja ka të njëjtin numër golash si Lukaku.”
“Broja > Lukaku”.