Ku është katandisur “Operacioni Special” i Putinit në Ukrainë?

Pikërisht tre muaj më parë filloi agresioni rus kundër Ukrainës. Por është mëse e qartë që rusët nuk ia kanë arritur qëllimet, siç pretendonin, për një marrje nën kontroll të Kievit në pak ditë, duke u klasifikuar “Operacioni Special” i tyre dhe si dështim.

Në një fjalim të ri drejtuar kombit, por edhe mbarë botës, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina po përballet me javë jashtëzakonisht të vështira në të cilat do të zhvillohen beteja të mëdha në rajonin e Donbasit.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti ukrainas tha se ushtria ruse po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës në të cilën ata po përpiqen të shkatërrojnë njerëzit dhe infrastrukturën në baza ditore.

Që nga 24 shkurti, ushtria ruse ka kryer 1474 sulme raketore duke përdorur 2275 raketa të ndryshme. Shumica në objekte civile. Në më pak se tre muaj, ka pasur më shumë se 3000 sulme ajrore nga avionët dhe helikopterët rusë. Cili vend i ka rezistuar një shkalle të tillë goditjesh?”, tha Zelensky.

Prandaj, ai përsëriti kërkesën drejtuar Perëndimit për blerjen e sistemeve antiraketë.

“Sa herë që themi se kemi nevojë për armë moderne antiraketë, avionë luftarakë, ne nuk bëjmë një kërkesë formale. Ne themi se kërkesa jonë është jeta reale e shumë njerëzve që nuk do të kishin vdekur nëse do të kishim marrë armët që kërkonim”, tha presidenti ukrainas.

Kur është fjala për frontin në lindje të vendit, Zelensky tha se është më e vështira në Donbas.

“Situata më e vështirë luftarake është në Donbas. Bakhmut, Popasna, Severodonetsk – në këto drejtime pushtuesit kanë përqendruar më së shumti aktivitete deri tani. Ata kanë ndërmarrë një masakër atje dhe po përpiqen të shkatërrojnë gjithçka të gjallë. Askush nuk e shkatërroi Donbasin siç bën tani ushtria ruse. Unë u jam mirënjohës të gjithë ushtarëve tanë që mbajnë pozicionet e tyre dhe kanë guximin të kundërsulmojnë,” tha ai.

Në fund, Zelensky përsëriti se javët e ardhshme të luftës do të jenë jashtëzakonisht të vështira.

Kjo është e vërtetë. Megjithatë, ne nuk kemi alternativë veçse të luftojmë dhe të fitojmë. Okupatorët duan të na marrin gjithçka që kemi, përfshirë të drejtën për jetë”, përfundoi Zelensky.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu