Ku shkon rruga e shqiptarëve në Maqedoni?

Nga: Premtim Dema

Ku shkon rruga e shqiptarëve në Maqedoni?

U pa dje, është parë edhe më herët, se shqiptarët janë bërë pazar i lojërave politike të politikbërësve të korruptuar dhe kriminel shqiptar. Po ç’është më e keqja, tash nxjerrin në pazar edhe politikëbërësit maqedonas, që kanë mbledh prapa vetes disa shqipfolës dhe u kanë dhënë nga një kolltuk të qelbur që ta mbyllin gojën.

Tradhtia që i bëhet kombit për momentin nga të ashtuquajturat parti politike në krye me BDI dhe partnerët BESA e pa vule (ose sektori shqipfolës i LSDM-së), PDSH (ose prona private e Menduh Thaçit), RDK (ose prona private e Vesel Mehmedit) i bije falimentimit të kombit shqiptar në Maqedoni.

Të gjithë ata që ja duan të mirën kombit, në Maqedoni dhe diasporë, shoqata, organizata, grupe lobuese ti bashkojnë qëndrimet Kombetare dhe të mbështesin të vetmin subjekt politik në Maqedoni që nuk ka vu në pazar kërkesat kombëtare në këmbim postesh dhe kolltuqesh.

Për ne në diasporë, nuk kemi dilemë që duhet të mbështesim atë që pësoi më shumë më 27 Prill Dr.Ziadin Sela.

Meqë ai ju pengon dikujt, do të thotë që është i vlefshëm per ne dhe duhet ta mbështesim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu