Ku i shpenzojnë paratë kryesia e Tifozave Kuq e Zi? Ja sa para në vit marin nga tifozët

Grupi tifozerik i kombëtares shqiptare të futnollit “Tifozat Kuq e Zi” sot është nga tifogrupet më të mëdha shqiptare, me mbi 3000 anëtarë, por me shumë dyshime dhe zero transparencë për paratë që hyjnë dhe shpenzimet e grupit.

Sa i përket të hyrave, TKZ ka shumë burime, e para janë anëtarësimet e tifozave, që kushtojnë nga 10 euro për tifoz, duke siguruar për grupin 30.000 euro në vit vetëm nga anëtarësimet. Një tjetër burim financiar për TKZ janë shitja e biletave, Federata Shqiptare e Futbollit, biletat në shumë prej 1000 lekë apo 7.5 euro ia shet TKZ me gjysëm çmimi, dhe TKZ i shet tek tifozat me dyfishin e çmimit të blerjes. Tifozat Kuq e Zi sigurojnë minimalisht 2500 bileta nga FSHF-ja, për çdo ndeshje të kombëtares brenda Shqipërisë.

Me mesatarisht 5 ndeshje në vit brenda Shqipërisë, vetëm nga shitja e biletave TKZ i siguron minimalisht 90.000 euro, 30.000 euro nga anëtarësimet, dhe mbi 10.000 euro nga shitja e veshjeve me mbishkrimet e TKZ, në total janë mbi 130.000 euro të hyra në vit, një shumë e madhe përkundrejt shpenzimeve tejet të vogla të TKZ-së.

Shpenzimet vjetore të TKZ-së janë qeraja e zyrave dhe koreografitë që shpalosen në ndeshje, qerajat vjetore nuk i kalojnë 10.000 euro në vit shpenzime, koreografitë kushtojnë akoma më pak. Ku shpenzohen mbi 100.000 euro të mbetura?!/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu