Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi në kuadër të Forumit stratregjik në Bled realizoi takime bilaterale me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë, Peter Sijarto.
“Gjatë takimit të dy ministrat e theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer midis Maqedonisë dhe Hungarisë në të gjitha fushat, veçanërisht në pjesën e ekonomisë dhe për këtë në fund të vitit pritet që të lëshohet në përdorim linjë direkte ajrore Shkup – Budapest – Shkup. Sijarto e informoi ministrin Kuçi se banka hungareze Eksim do të japë kredi me vlerë prej 70 milionë eurosh për kompanitë e vogla dhe të mesme, ku do të mund të aplikojnë edhe kompanitë e Maqedonisë”, njoftoi Ministria e Ekonomisë.
Sijarto e ftoi Kuçin në Budapest, ku më 8 dhe 9 shtator mbahet konferenca energjitike për vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.