Fotografitë e tij shihen gjithandej Preshevës…
Po u ndale ta lexosh, e kupton se duan drejtësi për Dashnim Hajrrulahun.
Por, pak njerëz e mbajnë mend se çka ndodhi me këtë djalosh.
“Keni dëgjuar për Dashnim Hajrullahun?
Nuk po më kujtohet mua edhe jam pak më i vjetër
Për Dashnim Hajrullahun keni dëgjuar?
Jo për at jo.”
“Për Dashnim Hajrullahun keni dëgjuar?
Jo, hiq mos më pyet për politikë
Është një djalosh 15 vjeçar që është vrarë në kufirin në Miratoc…
Po kam dëgjuar.”
“Keni dëgjuar për rastin e Dashnim Hajrullahut?
Jo, më vjen keq por jo
Djaloshi 15 vjeçar në kufi…
Aaa, po ai që u vra në kufi, po, po”, thanë disa qytetarë.
Dashnimi doli nga kjo shtëpi para 13 viteve dhe kurrë nuk u kthye më… U nis që të shkojë tek dajallarët në anën tjetër të kufirit, por u kthye në arkivol. U vra në janar të 2005-tës, nga xhandarmëria serbe, në kufirin Miratoc-Llojan. Sot, 13 vjet më pas, shtëpia e Dashnimit ka mbetur e zbrazur. Babai i vdiq, motra u largua për Amerikë, e për familjen mbeti të kujdeset axha i tij, Ajeti.
“100 metra poshtë kufirit të Miratocit, kanë gjuajtur ushtria e cila ka qenë në roje të kufirit atë kohë të pa definuar.
Nuk është vetëm rasti Dashnimit, ka edhe raste tjera të vrasjeve dhe plagosjeve tjera. Është 5 minuta punë kufiri prej fshatit Miratoc me Llojanin atje. Duhet vetëm një nënshkrim prej ministrisë.
Atëherë rasti u politizua shumë, por sot ja pas sa viteve ende nuk kemi hapje të kufirit”, tha axha i Dashnimit, Ajeti.
“Edhe pse rrugën e kanë gati dhe kufirin nuk e kanë më larg se 1 kilometër, banorët e fshatit Miratoc nuk mund të kalojnë në anën tjetër që t’i vizojnë edhe familjet e tyre në fshatin Llojan. Edhe pse shumë politikan gjatë këtyre viteve u kanë premtuar se ky kufi do të hapet dhe i fundit ishte kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme midis dy qeverive do të eliminohen çështjet teknike dhe ky problem do të tejkalohet deri më sot, kufiri nuk është hapur. Madje ka pasur edhe viktima që kanë tentuar ta kalojnë këtë kufi ilegalisht.”
“Keni tokë andej?
Po kemi!
Si ja bëni me tokën?
Po ndonjëherë e punojmë, ndonjëherë jo. Ndonjëherë shkojmë kur na lejojnë… serbet na lejojnë, e përpara kemi dalë po tash maqedonasit nuk na lejojnë.
Është edhe një vrasje, i fshatit tonë është i vrarë… menjëherë brenda kufirit, në rrugë është i vrarë, ushtria e ka vrarë.”
“Unë nuk rrezikoj në zezë të kalojë se nuk është e sigurt asgjë. Por ka njerëz që dalin në të zezë , i qon nevoja se nuk kanë para dhe i imponohet të shkojë drejt njeriut.”, thanë disa qytetarë.
U munduam që ti afrohemi kufirit, por forcat policore nuk lejuan që të xhirojmë, e banorët e Miratocit na thanë se më mirë është që mos ta provojmë që të ngjitemi në maje të fshatit për të xhiruar kufirin prej lartë sepse do të përfundonim në stacion policor.