Kujdes! Google Maps mund të të marrë jetën

Një hetim është nisur në Indi për Google Maps pasi tre persona u vranë në një automjet që ra nga një urë me një pjesë të saj të shembur.

Tre burrat ishin nisur për në një martesë në shtetin Uttar Pradesh (në veri) të dielën në mëngjes kur automjeti i tyre u rrëzua nga ura, një pjesë e së cilës ishte përfshirë nga përmbytjet disa muaj më parë dhe ndërsa punimet e rindërtimit ishin duke u zhvilluar.

Policia planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër sistemit të navigimit të Google, siç bëjnë përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve Publike, njoftoi agjencia e lajmeve Press Trust of India.

Shoferi po ndiqte rrugën e treguar nga Google Maps kur zgjodhi këtë rrugë, raportoi gazeta Hindustan Times, duke cituar zyrtarë të policisë.

“Familjeve u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Ne po punojmë ngushtë me autoritetet dhe po ofrojmë mbështetjen tonë për hetimin”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Google nga gazeta.

Një oficer i policisë lokale konfirmoi se një pjesë e urës ishte dëmtuar disa muaj më parë gjatë përmbytjeve.

Aksidenti vjen një vit pas vdekjes së dy mjekëve në shtetin jugor të Kerala-s, makina e të cilëve u zhyt në lumin Periyar pasi dy mjekët ndoqën udhëzimet e dhëna nga sistemi i navigimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu