KUJDES! Këto shenja tregojnë se asnjëherë nuk do të pasuroheni

Ndryshe nga ato se çfarë thuhen, Steve Siebold thotë se çdo person i ka mundësitë për t’u pasuruar. Por, a është pasuria për ju?

Për t’ju ndihmuar ta vlerësoni këtë, më poshtë i keni të mbledhur disa “flamuj të kuq” nga të cilët duhet të keni kujdes. Përderisa asnjë njeri nuk mund ta parashikoj të ardhmen, vendimet që i merrni mund të mos ua shpejtojnë rrugën drejt pasurisë, transmeton Telegrafi.

Këto janë shenjat të cilat tregojnë se asnjëherë mund të mos pasuroheni, prandaj keni kujdes:

* I kushtoni shumë vëmendje kursimit, por jo aq shumë vëmendje fitimit.

* Nuk keni filluar të investoni ende.

* Jeni të kënaqur me rrogën që e keni dhe nuk bëni asgjë për të fituar më shumë.

* Blini gjëra të cilat nuk mund t’i përballoni financiarisht.

* Jeni duke e ndjekur ëndrrën e dikujt – dhe jo tuajën.

* Fillimisht shpenzoni e pastaj i kurseni ato që kanë mbetur…

* Ende besoni se të pasuruarit është diçka të cilën nuk mund ta arrini. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu