Paralajmërimi vjen nga mjekët, të cilët thonë se ky frut përbën një rrezik më të madh sesa objektet e vogla, siç mund të jenë lodrat, për shkak se sipërfaqja e tij e tyre e bën më të lehtë që bllokojë fytin e të vegjëlve.
Rrushi është i “prirur” për të zënë rrugët e frymëmarrjes së fëmijëve të vegjël dhe është shkaku i tretë më i zakonshëm për mbytjen e të vegjëlve, pas hotdogs dhe ëmbëlsirave.
Për ta vërtetuar këtë, mjekët Jamie Cooper dhe Amy Lumsden, për “The Sun”, sjellin në vëmendje një rast. Atë të një fëmije 17 – muajsh, i cili u mbyt duke ngrënë sandwich dhe fruta teksa ndodhej në shtëpi me familjen e tij./albeu.com/