Kujdes! Mungesa e këtij minerali rrezikon shëndetin

Sipas Organizatës Botërore të Shenderësisë mungesa e hekurit është një problem tek njerëzit në të gjithë botën.

Duke u konsideruar si burimi i anemisë si dhe duke rritur rrezikun për dëmtim të zemrës.

Dietologia Natalie Parletta, nga Universiteti i Australisë Jugore, tregon se mungesa e kësaj lënde ushqyese ka një ndikim serioz në shëndetin e dikujt.

Anemia shkaktohet kur numri i qelizave të kuqe të gjakut ose nivelet e hemoglobinës janë shumë të ulëta, duke penguar kështu në transportimin e mjaftueshëm të oksigjenit në të gjithë trupin.

Hekuri nevojitet për hemoglobinën që të transportojë oksigjenin.

Pse është kaq i rëndësishëm hekuri?

Hekuri ka një rol të rëndësishëm në shumë procese metabolike në trup, duke filluar nga transportimi i oksigjenit në gjak, sinteza e ADN-së, frymëmarrja, funksioni i sistemit imunitar dhe prodhimi i energjisë

Mungesa e hekurit mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin e përgjithshëm dhe atë të trurit.

Shenjat që paralajmërojnë për mungesë të hekurit janë: dobësi dhe lodhje, probleme me frymëmarrjen, dhimbje, therje dhe mpirje të këmbëve, dhimbje të shpeshta koke, rënie të flokëve, thonj të brishtë etj.

Anemia gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë lindje të parakohshme të fëmijës, si dhe tension të lartë të gjakut ose diabet./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu