Kameramani i Anadolu Agency (AA), Vedat Abdul, ka shpjeguar përjetimet e momentit ku është mbajtur peng (mbajtur i bllokuar) në ambientet e Kuvendit të Maqedonisë, ku dhjetëra persona u plagosën duke përfshirë deputetë, punonjës të policisë dhe përfaqësues të mediave.
Abdul ka treguar se atë natë pavarësisht shtyrjes së zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit për shkak të trazirave, partitë politike nën udhëheqjen e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), që kanë edhe shumicën e re parlamentare, zgjodhën kryetarin, dhe më pas kaluan duke zënë pozicionet në vendin ku kryetari i përgjithshëm i LSDM-së, Zoran Zaev, do të mbante konferencën për shtyp, ku dhe afërsisht më shumë se 20 anëtarë të medias ndodheshin në pritjen e deklaratës së Zaevit.
Pasi shpjegoi se në ato momente kanë vërejtur që protestuesit mbështetës të VMRO-DPMNE-së duke kundërshtuar këtë situatë ishin mbledhur përpara ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë dhe kryen përpjekje për të hyrë brenda ndërtesës, Abdul është shprehur se “Fillimisht nuk e morëm seriozisht. Sepse ka ligje dhe nuk mund të hyjnë brenda lirisht. Ku pa kaluar as pesë minuta ata hynë brenda.”
Duke bërë të ditur se punon që prej dy vitesh tek AA-ja dhe se ka vajtur për dhjetëra herë në Parlament, Abdul ka theksuar se në ato momente ambientet e Parlamentit i kanë kujtuar një labirint, ku i dukej se ndodhej në një situatë ku nuk përcaktonte se në cilin kat ndodhej, sikur ndodhej për herë të parë në atë ndërtese. Ai tregon gjithashtu se edhe daljet në katin e dytë dhe të tretë kanë qenë shumë të komplikuara.
Pasi ka theksuar se ka përjetuar momente ankthi kur protestuesit kanë hyrë brenda dhe se ka shpresuar që policia do të ndërhynte derisa ata të mbërrinin në katin e tretë, Abdul tha se “Por nuk ndodhi ashtu. Ata ose kanë patur një udhërrëfyes ose kanë hyrë edhe më parë brenda ndërtesës. Brenda pesë minutash ata janë ngjitur në katin e tretë.”
Duke vënë në dukje se në sallën ku ndodheshin ishin të pranishëm edhe deputetët, Abdul ka vazhduar më tej fjalën e tij: “Nisën të shtynin me forcë dyert në sallën ku ndodheshim. Brenda meje kishte ende një shpresë. Sepse në këtë sallë ndodheshin edhe deputetët, dhe kjo nuk ishte dhe nuk duhej të ishte kaq e lehtë. Për një moment vërejtëm se dera u hap pakëz, ku dy truprojat e Zaevit vrapuan për të mbajtur derën të cilën nuk e mbajtën dot më shumë se 10 sekonda. Më pas dera u hap plotësisht dhe njerëzit turma turma vrapuan mbi ne. Nuk dinim si të reagonim, kemi mbetur të hutuar.”
“Përparësitë e tyre ishin Zaev dhe Sela”
Abdul është shprehur se kanë vërejtur që “përparësia” e grupit që hyri brenda ishte Zaev dhe deputeti shqiptar Ziadin Sela dhe ka shtuar se një grup me maska në fytyrë kontrollonte situatën dhe të tjerët kanë sulmuar duke goditur deputetët me çfarë të kishin nëpër duar.
Duke bërë të ditur se ka vërejtur që Zaev dhe disa deputetë të tjerë ishin gjakosur në fytyrë, Abdul tha se “Në njërën anë përpiqesha të filmoja me kamera ata, në anën tjetër mbroja veten që të mos më godisnin edhe mua. Për një moment dëgjova zërin e Zaevit ‘qëlloni qëlloni, por kjo do t’ju kthehet juve'”.
Gjithashtu duke shpjeguar se gjatë rrëmujës nga koka e një kameramani po rridhte gjak dhe se një njeri i moshuar qëlloi me grusht kameramanin, Abdul tha se “Përnjëherësh vendosën në një cep anëtarët e shtypit. Më pas tre persona me maska iu tha atyre që të na lejonin të iknim, ku dhe ne nisëm të zbrisnim shkallët nga kati i tretë.”
“Në atë moment nëpër mendje me kaluan mendimet ‘Ku po na shpien këta? Duhet të largohem”, ka theksuar Abdul duke shtuar se “ishim 10 apo 12 persona, ndërsa unë ecja në mesin e tyre. Për një moment u tërhoqa nga ata dhe nisa të vrapoj në njërin prej korridoreve, ku as unë nuk e dija se ku. Nga korridori në korridor, kërkoja një dhomë hapur dhe pasi e gjeta hyrë brenda saj. Dhe në atë moment kam kontaktuar me Adnan İdriz (Editori i AA-së për gjuhën shqipe dhe maqedonase).
“Nëse dilni jashtë ju vrasim”
Duke shpjeguar se pasi u fsheh përafërsisht një orë në atë dhomë vërejti se ishte pakësuar bateria e celularit dhe se sipas informacioneve të marra turma përballë ndërtesës ishte shtuar, Abdul është shprehur:
“Qëndrova në katin e parë me shpresën për gjetjen e një daljeje. Përballë meje dolën tre persona nga institucionet e tjera të mediave. Edhe ata ishin larguar. Nisëm të ecnim së bashku, nuk dinim se nga të dilnim. Ku përnjëherësh përballë nesh dolën tre njerëz me maska dhe me pistoleta në duar. Na morën dhe na dërguan atje ku ndodheshin edhe të tjerët. Ishim 10 apo 12 persona. Pas një kohe fillimisht na ndanë në dy dhoma dhe më pas në tre dhoma. Ishin të rinj afërsisht të moshës 20 deri në 30 vjeç të veshur me veshje sportive dhe atlete. Me pistoletat në duar bënin me shenjë se kush dhe ku do të shkonte. Kaluam në një dhomë, fikëm dritën dhe na kërcënuan ‘Nëse dilni jashtë ju vrasim'”.
Ndër të tjera pasi ka shtuar se në mënyrë të fshehtë ka vazhduar të flasë në telefon me Idriz duke i përshkruar situatën brenda, Abdul është shprehur “Më tha se duhej të qëndroja i qetë, dhe se po interesoheshin për situatën. Në të njëjtën kohë me telefonoi disa herë edhe ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara ku më tha të isha i qetë dhe se po interesoheshin për zgjidhjen e situatës.”
“Kujtova se ajo natë nuk do të përfundonte asnjëherë. Nga mesnata u hapën dyert dhe brenda hynë njësitet speciale. U kthyen nga ne duke bërtitur ‘ngrihuni, ngrihuni, ngrihuni’ Sadopak u lehtësova. Duke numëruar ‘një dy’ na thanë të vraponim. E ndjeva veten si në ushtri”, është shprehur Abdul, duke bërë të ditur se nga jashtë vazhdonin britmat dhe zërat e të qarave pavarësisht se kishin kaluar disa orë.
Disa deputetë ku në mesin e tyre ndodhej edhe Zaev i zbritën në katin e parë, një grup njësitesh speciale më pas kanë hyrë brenda dhe fillimisht vendosën nëpër automjete deputetët, ndërsa ne na lanë të lirë nga dera e pasme, është shprehur Abdul. Ai ka bërë të ditur se 50 minuta pasi ka dalë nga jashtë ka vërejtur se policia kishte vendosur barrikada përpara dhjetëra njerëzve tha se “Nuk dija nga të shkoja, telefonova kolegët nga agjencia dhe erdhën e më morën.”
Përjetimet atë natë
Në seancën e mbajtur ditën e enjte në Kuvendin e Maqedonisë u përjetuan tensione mes nacionalistëve maqedonas të VMRO-DPMNE-së dhe palëve nën udhëheqjen e LSDM-së, pasi seanca e planifikuar për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit ishte shtyrë.
Pavarësisht shtyrjes së seancës partitë politike nën udhëheqjen e LSDM-së, të cilat kanë edhe shumicën e re parlamentare zgjodhën kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin nga partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
Protestuesit mbështetës të VMRO-DPMNE-së pas zgjedhjes së Xhaferit si kryetar të Parlamentit u mblodhën përpara ndërtesës dhe një grup personash të maskuar hynë brenda ambienteve të ndërtesës së Kuvendit ku dhe morën peng dhe qëlluan disa deputetë dhe anëtarë të shtypit.
Ndërsa bëhet e ditur se janë ndaluar 8 persona me pretendimin e përfshirjes në ngjarjet ku janë plagosur afërsisht 100 persona, duke përfshirë deputetë, punonjës të policisë dhe përfaqësues të medias.