Kumanova në këmbë, fillojnë arrestimet e atyre që protestuan kundër Ahmetit

Policia e Kumanovës sot ka marrë në pyetje një të ri nga ky qytet, i cili ka marrë pjesë në bllokadën që ja përgatitën kumanovarët kryetarit të BDI-së të dielën në fshatin Çerkez, njoftojnë qytetarë të Kumanovës transmeton Gazeta Lajm. Këta qytetarë thonë se familjarë të tyre të punësuar në polici i kanë paralajmëruar se sonte gjatë natës mund të ketë arrestime të reja. Për këtë arsye shqiptarët e Kumanovës bëjnë apel te bashkëkombasit e tyre në të gjitha qytetet e Maqedonisë që të mobilizohen dhe të bllokojnë zurat e UDB-së në Reçicë dhe në Shkupe, sepse vetëm në atë mënyrë mund të pengohet një skenar i ri antishqiptar në Kumanovë. Te qytetarët e Kumanovës paraqitur dyshime se një parti politike po bën skenar të ri, me qëllim që kryetari i asaj partie të vijë si shpëtimtarë dhe në këtë mënyrë ta lajë veten për tradhtinë që ja bëri Kumanovës me 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar.

Disa mediume të afërta me BDInë njoftuan se kryetari i kësaj partie ka kërkuar që mos të preket asnjëri nga protestuesit, mirëpo tani po shifet se sa peshë ka fjala dhe premtimi i Ahmetit./Lajm


1 Koment

  1. hahahahahahaha po sa pisa kto shka kan ardh te qerkezt me jetu po pi ka jan kto muta bre aa alla hile po ka dhe pi korqove te qerkezt aa sa shum mqe dojken alien ne ti shkojn kerqov a zajaz a net shkojn likov a n tetov –po nqerkezi un di se jan me shum shiptar se shki m a mesjm gabim se ka do shki afer ati dikuni a mos jan kejt shki vdekje bdi vdekje pdsh vdekje ppd vdekje bessses vdekje rtk üpo kta jan kejt rrim tetove kerqove e me mutt msonu more pak k mos u bani kej muta si kto njeri shtash shka ken 26 vjet me kta muta ski as ni ahjr a po doni dhe 12 vjet bdi tan pdsh tani ppd e ajt eajt e ajt klm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu