“Kumari online drejtohet nga Koreja e Veriut”

Politikat agresive ndaj fqinjëve e sidomos programi bërthamor e kanë izoluar Korenë e Veriut jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht.

Vendi është viktimë e sanksioneve të forta ndërkombëtare prej vitesh, sanksione që kanë topitur ekonominë vendase aq sa në shumë zona të tij luftohet për mbijetesë.

E në epokën e sanksioneve të import-eksportit, Peniani është duke shfrytëzuar terrenet ku këto sanksione nuk kanë efekt; në botën online. Sipas Koresë së Jugut, fqinji verior organizon dhe drejton një rrjet të gjerë faqesh kumari online nga të cilat përfiton thuajse 1 miliard dollarë në vit.

Shefi i Sigurisë Kibernetike në Seul, Cho Hyun-Chun thotë se rrjeti është ngritur nga ajo që njihet si “Byroja 121” në vendin komunist, një zyrë e ngritur posaçërisht për botën virtuale, ku Koreja e Jugut beson se janë punësar 6 mijë hakera me kohë të plotë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu