Kundërpërgjigje ndaj NATO-s, Rusia planifikon krijimin e bazave të reja ushtarake

Aplikimi për anëtarësimin në NATO i Suedisë dhe Finlandës nuk është pritur mirë nga Rusia, e cila përveç kërcënimeve gjatë ditëve të fundit tashmë ka paralajmëruar se do të krijojë baza të reja ushtarake pranë kufijve të saj, shkruan BBC.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i mbrojtjes së Kremlinit, i cili tha se kjo ishte kundërpërgjigjia ndaj zgjerimit në lindje të NATO-s.

Rusia do të krijojë baza të reja ushtarake në perëndim të vendit për të kundërshtuar forcimin e NATO-s pranë kufijve të saj”, tha Sergei Shoigu.

Rikujtojmë se Finlanda dhe Suedia kanë paraqitur zyrtarisht aplikimin për t’u bashkuar me NATO-n, një aleancë ushtarake e 30 vendeve perëndimore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu