Pas debatit të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për murin në veri, serbët kanë filluar të bëjnë veprime konkrete për të treguar se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ai.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe pse e kishin politizuar dhe debatin, ata gjatë diskutimit kishin kërkuar heqjen e murit.
Mirëpo, serbët sot vazhduan punën e ndërprerë disa ditë më parë, atë të prerjes së murit.
Por për dallim nga hera e parë kur murin e prenin 50 centimetra, sot vazhduan me prerje prej vetëm 5 centimetrash.
Veriu.info ka qëndruar në vendin e ngjarjes, ky dy punëtorë serbë vetëm e “grrithnin” murin, pasi që prenin vetëm rreth 5 cm të tij.
“Nuk e di sa kena me punu. Veç ta dini që këtë muri e ka ndërtuar kompania shqiptare”, ka thënë njëri punëtor për Veriu.info.
Ndryshe, serbët para disa ditësh kishin prerë lartësinë e murit për vetëm 3-4 metra, por në krahun tjetër të murit sot bënin prerjen e tij për vetëm 5 cm.