‘Kur nuk do ta shohësh babain president’, djali 10-vjeçar i Donald Trump mezi qëndron zgjuar gjatë fjalimit të babait (VIDEO)

Ishte padyshim nata më e rëndësishme në jetën e Donald Trump kur ai u zgjodh Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por për djalin e tij të vogël, Barron, entuziazmi ishte i papërballueshëm.

10 vjeçari mezi i mbajti sytë hapur gjatë fjalimit të babai të tij në orën 3 të mëngjesit pasi u votua si Presidenti i 45 në Amerikë.

Barron është filmuar duke fërkuar sytë e duke u lëkundur teksa u përpoq të qëndronte zgjuar.

Pavarësisht se është vetëm 10 vjeç, kritikat në Twitter nuk kanë ndaluar për djalin e Presidentit të ri.

Disa komentuan se ai u mërzit nga fjalimi i Trump, e ndërkohë të tjerë këmbëngulën se ai duhet të ishte duke fjetur në shtëpi.

“Kur djali yt nuk do të të shohë të bëhesh president”, shkruante një përdorues.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu