Kur, si dhe me çfarë mjetesh do të ndërtohet kampusi i UNT-së? Izet Mexhiti shpjegon hapat e realizimit

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti pasi dje njoftoi se janë ndarë mjete për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, sot ka ndarë detaje nga realizimi i të njëjtit, transmeton TV21.

Tha se do të ndërtohet me mjete buxhetore, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe se për të njëjtat tashmë ka dhënë pëlqim Ministria e Financave.

Bëri të ditur se pritet vetëm leja e ndërtimit nga Ministria e Tranporitit.

“Propozimi ka qenë nga Ministria e Arsimit kurse është dhënë pëlqimi nga Ministria e Financave. Janë paraparë mjete prej buxhetit shtetëtor, në Ministrinë e Arsimit. Projekti do të zgjasë disa vite, sepse nuk mund të realizohet për disa muaj. Me siguri do të zgjasë 2-3 vite. Pritet që në Ministrinë e Transportit të merret edhe leja e ndërtimit. Projekti është i gatshëm. Momentin që merret edhe leja e ndërtimit, ka vendim Qeverie për financim dhe hapet procedura për tenderim dhe për të zgjedhur operatorin dhe për vënë gurthemelin. Me siguri se do të paraqiten edhe afatet e realizimit të projektit”, deklaroi Mexhiti në paraqitjen para mediave me kryetarin e Gostivari./TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu