KURIOZITETE/ Cili është vendi më i ftohtë në Univers?

Fizikantët kanë përcaktuar se ekziston kufiri më i poshtëm për shkallën e temperaturës i quajtur “zeroja absolute”. Kjo ndodh në – 273.15 ° Celsius. Pavarësisht sesa mund ta freskoni diçka, ajo kurrë nuk mund të arrijë zeron absolute, edhe pse mund t’i afroheni shumë. Në fakt, vendi më i ftohtë në univers rezultoi në një laborator në Finlandë në vitin 2000, kur u krijua artificialisht temperatura minus 100 trilionë gradë nën zeron absolute.

Temperatura më e ulët në Univers u zbulua në brendësi të Boomerang Nebula në vitin 1995. Kjo re gazi dhe pluhuri, në konstelacionin e Centaurit, është vjellë nga një yll që gjendej në fund të jetës së tij. Temperatura e saj, si rezultat i zgjerimit të ngadaltë të resë së gazit, është vetëm 1 ° Celsuis mbi zeron absolute. Edhe rrezatimit i mbetur nga Big Bengu, është më i ngrohtë sesa Boomerang Nebula. /bota.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu