Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po thotë se ai do të flas me shtetin e Serbisë, por pa nguti dhe pa vonesa.
Kurti është shprehur i hapur që Kosova të vazhdon dialogun me shtetin e Serbisë, mirëpo ai po preferon që as mos të vonohen e as të nguten.
Ai tha se paraprakisht si kryeministër, prioritet tani kanë përgatitjen e buxhetit për vitin 2020, si edhe programin qeverisës.
“Ne në parim jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, jemi për marrëdhënie të mira bilaterale në frymën evropiane jemi edhe për dialog parimor e të përgatitur mirë e për këtë gjë kemi takuar edhe përfaqësuesit politik e diplomatik nga perëndimi si nga Brukseli po ashtu edhe nga Washingtoni. Në ditët në vijim prioritet i qeverisë sonë është përgatitja e buxhetit 2020, është programi qeverisë që del nga marrëveshja e koalicionit dhe është plani dhe është plani i punës së qeverisë. Nuk e neglizhojmë dialogun, nuk duhet të vonohemi për dialog por nuk duhet as të ngutemi”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se pavarësisht se kush caktohet emisar special nga BE’ja, ata do të bashkëpunojnë me opozitën që sa më fuqishëm dhe suksesshëm do të përfaqësojnë Kosovën në bisedime me Serbinë.