Kurti e Rama mospajtime rreth “Mini-Shengenit ballkanik” (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë. Pas takimit me homologun e tij, Edi Rama, të dy kryeministrat thanë se do të thellojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri.

I pyetur rreth çështjes së Mini-shengenit ballkanik, Kurti tha se kjo çështje u trajtua shkurtimisht gjatë takimit me Ramën.

“Ky ishte takimi ynë i parë ka edhe shumë tema të cilat do ti trajtojmë në të ardhmen. Kjo ishte një temë që e trajtuam por shkurtimisht. Mund të them se takimi ynë ishte më parë për Makro-shengenin shqiptar sesa për Mini-shengenin ballkanik”, u shpreh Kurti.

Në anën tjetër kryeministri Edi Rama, tha se nuk ka Makro-shengen shqiptar pa Mini-shengen ballkanik.

“Në këtë pikë kemi një diskutim për të quar përpara, besoj që s’ka Marko-shengen shqiptar pa Mini-shengen ballkanik, Nuk e di kush ja vuri këtë fjalën “mini” unë edhe për shkak gjatësisë nuk jam i prirur të bëjë gjëra mini. Por besoj që Makro-shengeni shqiptar është i lidhur me shengenin rajonal”, tha Rama.

Video:


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu