Kurti jashtë vendit, nuk paraqitet sot në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale, shkruan rtv21.tv.

Kurti ishte ftuar në Prokurorinë Speciale të paraqitet sot në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit, në një rast penal.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka thënë se nga Kryeministria janë njoftuar se Kurti është në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet.

“Siç jeni në dijeni Prokuroria Speciale përmes thirrjes së rregullt e ka ftuar kryeministrin Kurti për intervestim në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal që kjo prokurori nën hetim. Sot nga kabineti i kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale është informuar se kryeministri Kurti gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale”, tha ajo.

Ajo shtoi Prokuroria Speciale do të përgatis një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti.

Katër ditë më parë, burime të Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale e kishin konfirmuar se Kurti është ftuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është e implikuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.

Në gusht të vitit të kaluar, disa persona ishin arresuar nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore. Në mesin e të arrestuarve kishte edhe punëonjës të MINT-it./21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu