Kurti kërkon dëmshpërblimin nga Serbia për mizorit në Kosovë, Rama të kërkojë dëmshpërblim nga Evropa

Shkruan: Sulejman Mehazi

Jo vetëm kërkesat dhe kushtet, por edhe super kushtet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore të plotësoheshin, përsëri BE-ja do na mohonte e nuk do na pranonte në gjirin e saj.

Nuk janë budalla e naivë këta të BE-së, të BE-së shumë mirë e dinë se çfarë krime padrejtësishë ju kanë bërë shqiptarëve dhe këto masakrime të tokave shqiptare duhet paguar.

Krimet juridike evropiane ndaj trojeve shqiptare janë shumë e shumë më të trishtueshme sesa gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Nuk ka mizori e gjenocid më të madh për copëtimin e trojeve shqiptare sesa Kongresi i Berlinit më 1978, dhe Konferenca e Londrës më 1013.

Dëmshpërblimet që kërkon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndaj krimeve serbe në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me qeverinë e Kosovës duhet paditur BE-në për mizori politike, juridike e diplomatike të fuqive të mëdha evropiane ndaj masakrimeve të trojeve tona.

Ndoshta për shkak këtyre mizorive e masakrimeve të tokave shqiptare, BE-ja nuk pranon Shqipërinë të bëhet anëtare e BE-së, për shkak se atëherë BE-ja do jetë e detyruar që Shqipërisë t’i paguajë dëmshpërblime 400 miliarde eurosh.

Shkurt e qartë, nëse evropianët e fuqishëm anëtarësojnë Shqipërinë në BE, atëherë detyrimisht janë të obliguar që Shqipërisë t’i paguajnë dëmshpërblimet e veprimeve makabre të evropianëve ndaj tokave shqiptare në Kongresin e Berlinit dhe të Konferencës së Londrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu