Kurti mbështet Izraelin pas sulmit terrorist, ambasadorja Ziv: Ju faleminderit shumë

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti që në emër të institucioneve ka dënuar sulmin e sotëm që ndodhi nga grupi terrorist Hamas.

Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”, ka shkruar në shqip, Ziv.

Kurti ka dënuar këtë sulm që deri tash ka marrë jetën e 70 izraelitëve.

Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, kishte shkruar Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu