Kurti nga tubimi në Mynih: Kemi filluar me i thënë njëri- tjetrit ‘schatz’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në Mynih nga mërgata shqiptare atje. Kurti në një postim në Facebook, shkruan se nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi, asnjëra nuk do të arrihej pa mërgatën.

Afër 120 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë e punojnë në Bavari. Shumë prej tyre jetojnë mes Gjermanisë dhe Kosovës, e secili është urë bashkuese ndërmjet dy vendeve. Lidhja e fortë me vendlindjen dhe atdheun është dëshmuar vendimtare në momentet më kritike, nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi. As njëra e as tjetra nuk do të arrihej pa mërgatën tonë të çmueshme. Pritja madhështore në Mynih dhe interesimi i lartë për zhvillimet e progresin në vend na tregon se lidhja sa vjen e po forcohet”, shkruan i pari i qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se mërgimtarët janë thesarë të njohurive profesionale, mbështetjes politike dhe ndihmës për vendin.

“Fjala ‘schatz’ e kam mësuar prej juve që do të thotë thesar, ndonjëherë përdoret në Kosovë për t’iu përshkruar juve mërgimtarët në Gjermani. Unë do të doja të theksoj se mërgimtarët tanë i konsideroj me të vërtetë thesarë të njohurive profesionale, mbështetjes politike dhe ndihmës familjare për vendin tonë, atdheun tonë…Ne në Kosovë që nuk e dimë gjermanishten por po e mësojmë nga pak, kemi filluar me i thënë njëri- tjetrit ‘schatz’, por ‘schatz’ i themi vetëm atyre që e duan atdheun fort edhe kontribuojnë”, ka shtuar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu