Kurti përsërit kërkesat ndaj Serbisë, kërkon dorëzimin e Milan Radoiçiç dhe tërheqjen e letrës nga Bërnabiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ripërsëriti kërkesat ndaj Serbisë për sukses në dialog, duke përmendur nënshkrimin e marrëveshjes bazike, dorëzimin e Milan Radoiçiçit dhe të grupit të tij kriminal dhe tërheqjen e letrës të ish-kryeministres Bërnabiç

Kryeministri Kurti tha se po pret që të njoftohet nga vartësi i tij, Besnik Bislimi, se çka është diskutuar në sot Bruksel.

“Duhet të presim se çka do të na njoftojë prej atje Besnik Bislimi, zëvendësi im i cili është njëkohësisht edhe kryenegociator. Për ne më e rëndësishme është siguria legale dhe mirëbesimi në bisedime që nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes bazike me aneks të zbatimit, që nënkupton dorëzimin e Milan Radoiçiç dhe të grupit të tij kriminal dhe që nënkupton tërheqjen e asaj letrës të ish-kryeministres Bërnabiç kur para BE e 27 shteteve anëtare në Samitin e Brukselit në mesë dhjetorit të viti të kaluar tha që nuk e zbaton integritetin territorial të Kosovës. Kjo është e pa pranueshme që integriteti territorial të mos respektohet”, ka thënë Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu