Kurti u bën thirrje mërgatës që të votojnë, u premton ndryshim të ligjit për zgjedhje

Tashmë ka mbetur edhe një javë para përmbylljes së afatit për të aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgatës që të marrin pjesë edhe në këto zgjedhje pasi që ata kanë qenë gjithmonë forca e ndryshimeve.

Përmes një adresimi, Kurti tha se mërgata e ka ringjallur ekonominë që e lodhi pandemia Covid-19.

Tutje, Kurti u shpreh se kjo është hera e fundit që mërgata do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës në këtë mënyrë, pasi që synon ta ndryshojë ligjin për zgjedhje.

“Mërgata ka qenë gjithmonë forca e ndryshimeve të mëdha politike dhe garantuese e mbijetesës sociale të vendit tonë.

Ju ringjallët ekonominë që e lodhi pandemia Covid-19. Tash, kur jemi në fund të pushimeve e po i ktheheni sërish punës meqë po i afrohemi vjeshtës përsëri jemi para një momenti jetik, tash jo vetëm për vendin e shtetin, por për qytetin, fshatin e lagjen tonë.

Jemi para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit të cilat do ta përmbyllin ciklin e ndyshimeve rrënjësore në Kosovën tonë.

Të dashur bashkatdhetarë, kur na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet, nuk preferohet ndryshimi i ligjit për zgjedhjet.

Edhe në këto zgjedhje na presin të njëjat procedura të votimit si në të kaluarën, me synimin që kjo të jetë hera e fundit e mënyrës së vështirë për votim nga jashtë“, tha Kurti.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu