Fizioterapisti Arion Furxhiu ishte këtë të enjte i ftuar në “Good Morning Albanians” në Euronews ku tha se punët e shtëpisë mund të ndikojnë në krijimin e hernies diskale, por nuk janë një faktor risku.
Ai tha se punët që mund të ndikojnë më tepër janë ato ku trupi qëndron i kërrusur për një kohë të gjatë apo punët më të rënda fizike, si ato në ndërtim.
“Nuk doja të klasifikoja punën e shtëpisë si një faktor risku. Se është tendenca sot që njerëzit po trajtohen si qelqe duke menduar se nëse bëjnë një x punë do kenë x problem.
Do thoja se punët që kërkojnë më shumë forcë fizike, si punët në ndërtim ose punët që kërkojnë pozicione të kërrusura me kohë shumë të zgjatur, 12-14 orë. Punët në zyrë kanë ndikim, por nuk është e prerë me thikë”,-tha Arion Furxhiu.