Një trajner në mes të tabelës së Premierligës mund të konkurrojë me Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho për të marrë drejtimin e Real Madridit pasi pritet shkarkimi i Carlo Ancelottit.
Ancelotti do të jetë nën presion të jashtëzakonshëm pasi Reali u shkatërrua nga Arsenali në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Por kush janë emrat që shihen si kandidat serioz për ta marrë drejtimin e gjigantit spanjoll?
“Jo për Florentino Perez,” tha një herë Mourinho kur u pyet për keqardhjen e tij më të madhe në futboll. Që kur i ktheu shpinën presidentit të Real Madrid për t’u kthyer te Chelsea në vitin 2013, një tjetër rikthim në “Bernabeu” është diskutuar. Një nga thashethemet e fundit madje u shfaq gjatë kohës që ai ishte në Manchester United dhe është e mundur që situata të rimendohet.
Në listë është edhe Roberto De Zerbi. Trajneri i cili bëri shumë mirë me Brightonin, por që nuk po kalon aspak mirë te skuadra franceze Marselle.
Emri tjetër është ai i Jurgen Klopp. Gjermani la Liverpoolin për t’u bërë shef i Global Soccer për Red Bull. Por nuk ka dyshime se Real Madrid do ta bënte atë po aq popullor sërish në botën e futbollit.