Zëvendësministri shtesë i Punëve të brendshme, Oliver Andonov, vozitet me xhipin e markës “BMV X5”, veturë zyrtare, ku pothuajse gjatë gjithë mandatit të saj e ka shfrytëzuar ish ministrja e Punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, bën të ditur Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, pikërisht ky automjet u identifikua si xhipi i ish yllit të futbollit, David Beckham, i vjedhur në Spanjë, që pretendohet në vend të jetë kontrabanduar, e pastaj në aksion policor është konfiskuar.
Se Andonov, sërish e përdorë si veturë zyrtare, “xhipin e Jankullovskës” për “Meta” pohuan edhe burime të larta zyrtare nga MPB-ja.