Mimar Sinani ose Arkitekt Sinani u lind më 29 maj 1489 në afërsi të Kajserit në kohën e Perandorisë Osmane dhe vdiq më 17 korrik 1588 në Stamboll, Turqi.
Ai njihet si shqiptari që i dha formën shtetit turk.
Si i ri, Sinani ishte radhitur në repartet e Jeniçerëve të Sulltanit. Gjatë fushatave në rajone të ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit të Mrekullueshmit, ai u njoh me arkitekturën në vende të ndryshme duke filluar nga Egjipti, Persia, Siria (Xhamia e Hysref Pashës) etj.
Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të urës mbi Lumin Prut, [Moldavi]. Këtë urë, Sinani e projektoi dhe ndërtoi brenda 13 ditëve që ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit (të ashtuquajturit “Kanuni” ose “Ligjvënësi”), i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit.
Nga ky moment, Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afërsi dhe me urdhër të tij më vonë punoi si kryearkitekt i Perandorisë.
Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Sinani si kryearkitekt punoi edhe gjatë kohës së sundimit të Selimit II dhe Muratit III.
Projektet e kryera nën mbikëqyrjen e tij ndahen në tri drejtime: ndërtimet e Kultit, Ushtarake dhe Civile.
Gjatë karrierës së tij, Sinani projektoi objektet më të mëdha dhe simbolike të Perandorisë si: Xhamia Shehzade Mehmetit (i biri i vdekur i Sulltan Sulejmanit), xhamia Sulejmania në Stamboll si edhe Selimijen në Edrene. Për shërbimet e bëra u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh)
Nga arkitektët moderne të tona ditëve, puna e Sinanit vlerësohet për përdorimin e Gurit dhe për akustikën e objekteve.
VIDEO