“Big Brother VIP Albania”, do të nisë mbrëmjen e sotme në edicionin e tij të katërt. Të shumtë janë emrat që janë përfolur si pjesë e garës, duke bërë që të qarkullojnë tashmë disa nga emrat e konfirmuar si konkurrentë në këtë edicion.
VIP-at që u tërhoqën
“Big Brother VIP 4” starton sonte, spektakli premierë nis me surpriza
Por në ditët e fundit, duket se lëvizje ka pasur edhe me disa nga personazhet, që janë tërhequr nga gara.
Si një ndër emrat më të spikatur që përflitej si konkurrente ishte Soni Malaj. Këngëtarja e dashur për publikun, është parë shpesh në muajt e fundit në media, duke bërë që emri i saj të listohej tek ata të personazheve.
Por mesa duket diçka ka ndodhur dhe Soni Malaj nuk do të marrë pjesë në këtë reality show. Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja ka publikuar datat e koncerteve, ku bie në sy koncerti mbrëmjen e ndërrimit të viteve, duke konfirmuar kështu se nuk do të jetë pjesë e garës. Vetë Soni Malaj, ka zgjedhur mos të reagojë për asnjë nga lajmet, duke vijuar me karrierën e saj.
Ndërkaq, një tjetër emër që nuk do të jetë në garë është edhe ai i Albërie Hadërgjonajt. Për shumë kohë ajo ishte lakuar në media si konkurrente. Që pa nisur gara ajo projektohej si një konkurrente e fortë.
Madje të shumtë ishin ata që e kanë lidhur pjesëmarrjen e saj edhe me atë të Beatrix Ramosajt në “Big Brother VIP 1”, por duket se Albëria ka thënë jo. Nuk e dimë ende nëse shkak për këtë refuzim është bërë ndonjë pjesë e kontratës, apo Albëria është tërhequr në moment të fundit.
Edhe vitin e shkuar, Cubi Metkaj, ishte komentuar si një nga banoret potenciale në këtë format. Por duket se aktorja e “Portokalli”, ka zgjedhur që as këtë vit mos të jetë në këtë format si konkurrente. Me pikëpyetje është parë edhe emri i Sara Hoxhës.
Ish-partnerja e reperit Ledri Vulaj, ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e formatit, të cilët u duk se vetë ajo e kishte pranuar. Megjithatë, ditët e fundit, pranë stafit flitet se ajo ka ndryshuar mendim dhe me gjasa nuk do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”. Megjithatë, për Sarën Hoxhën, ende nuk ka një konfirmim të saktë. Sakaq, janë zyrtarizuar thuajse të gjithë banorët që do të bëhen pjesë e garës.
Personazhet që do marrin pjesë
Rozana Radi, Laert Vasili, Eros Grezda, Livia Bungo, Egli Tako, Amber Candy, Tiri Gjoci, Anila Mimami, Valbona Mhilli, Rei Bezhani, Besnik Qaka, Olta Daku, Klajdi Musabelliu, Akil Varfi janë emrat e konfirmuar deri më tani, por disa prej këtyre nuk do të hyjnë në natën e parë të spektaklit, duke bërë pjesë tek hyrjet e më vonshme që formati.