Kush janë deputetët e pastrehë që Kuvendi u jep shtëpi në Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë në bazë të vendimit nr 114, pika 10 u siguron një sasi monetare deputetëve të “pastrehë”.

Kuvendi mbulon shpenzimet prej 35 mijë lekësh për qira, për deputetët që nuk jetojnë në Tiranë.

Mësohet se deri më tani 6 janë deputetët e interesuar për këtë përfitim nga Kuvendi i Shqipërisë.

Deri më tani, dokumentacionin e kanë plotësuar 4 deputetë:

-Nadire Meçorapaj, deputete e Partisë Demokratike-Vlorë
-Gledjon Rehovica-Deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim–Berat
-Edlira Bode-Deputete e Partisë Socialiste-Korçë
-Izmira Ulqinaku-Deputete e Partisë Demokratike- Shkodër.

Ndërsa në përpunim e sipër është edhe Nard Ndoka-Deputet i Partisë Demokratike-Shkodër dhe Edmond Leka-Deputet i Partisë Socialiste-Vlorë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu