Kush janë kompanitë farmaceutike në Maqedoninë e Veriut që qarkullojnë miliona euro

Kompanitë farmaceutike tashmë janë bizneset më fitimprurëse në botë, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Ky biznes tashmë po qarkullon miliarda euro në mbarë globin sidomos me shpërthimin e pandemisë së fundit, përcjell INA.

Sipas një analize të portalit Faktor, në vend ky biznes po qarkullon miliona euro dhe se në krye janë tre kompani kryesore farmaceutike.

Në vendin e parë është Zegin Farm që gjatë 2023 ka pasur të ardhura 60,6 milionë euro, me fitim të deklaruar prej 1,4 milion eurove.

Në vendin e dytë është Eurofarm me të ardhura 42.7 milionë euro të qarkulluara gjatë 2023 me një fitim të deklaruar prej afër 400 mijë euro. Në vendin e tretë është kompania “Barnatorja Ime” me qarkullim prej 41.2 milionë euro. Pas tyre vijojnë kompanitë e tjera me qarkullime njëshifrore në këtë biznes. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu