Pas shumë vitesh, pas shumë thashethemeve për ekzistimin ose jo të lozheve të Masonerisë ne Maqedoni ata më në fund dolën në skenë. Poashtu para disa muajsh u bë i njohur edhe zyrtarisht udhëheqësi i Lozhës së Masonerisë në Maqedoni, e ai ështe neurokirurgu i njohur maqedonas Jovica Ugrinovski.
Ugrinovski tregon se për afrimi i anëtarëve bëhet me njohje paraprake të njerëzve dhe sipas rregullave të Masonerisë ata duhet të jenë njerëz të pjekur dhe njerëz që në opinion flitet mirë për ta. Të gjithë personat që i bashkangjiten Lozhës ndërmjet veti pastaj quhen “vëllezër”. Nuk ka dallime politike, religjioze, etnike apo dallime në statusin ekonomik apo social të “vëllazërisë” masonerike vazhdon më tej Ugrinovski. Aty mund të jenë gjithkush që ju s’mund të paramendoni.
Por kush janë pjesëtarët shqiptarë të saj në Maqedoni? Sipas asaj që përflitet rreth e përreth masonëve portali Shqipmedia ka mësuar për dy emra që mendohet se janë pjestarë të Lozhës së Masonëve në Maqedoni: Ata janë ish-ministri i viteve të 90-ta Xhevdet Hajredini dhe ish-rektori i UEJL-së Alajdin Abazi. Që të dy janë nga Tetova dhe ka kohë që janë në pension. Sigurisht që këto janë vetëm burime të pakonfirmuara pasi si zakonisht nuk tregohen pjestarët e saj. Një kohë u përflitet se ish lideri tani i ndjerë i PDSH-së Arbën Xhaferi ishte mason por jo si pjestarë i Lozhës Masonerike të Maqedonisë por asaj të Shqipërisë. Përndryshe nga figurat publike shqiptare më lartë në Lozhat Masonerike në rajon besohet se qëndron Veton Surroi./shqipmedia