Nga: Hafiz Shala
Po të isha shqiptar, edhe ajrin, nëse më duhet, nuk do ta blija nga Serbia, e thonë të huajt, e ne?!”
Por, këtë, nuk e bënë kryeministri shqiptar, Edvin Kristaq Rama i cili, për Serbinë, i injorojë vëllezërit e tij nga Kosova duke i harruar masakrat, eliminimet, përdhunimet dhe gjenocidin më shekuj duke kulmuar me atë të vitit 1999.
Ai, është në gjendje që të gjitha të bërat e Serbisë t’i vendos pas shpine, në harresë e amnisti vetëm që të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë, qoftë edhe nëse janë, jo vetëm në dëm të vëllezërve të Kosovës por edhe në dëm të gjithë kombit, që është e pakuptueshme, e papranueshme dhe e rrezikshme për çdo shqiptar në damar të të cilit rrjedh gjaku i pastër shqiptari.
Ky, pa kurrfarë turpi e mëkati ndaj të ardhmes së kombit, në rend të parë, rinisë, po ia ndërsen vendit të vet ujkun grabitqar, Serbinë të cilës, po t’i jepet rasti, e këtë do ta materializon gjoja për aspektin ekonomik, politik, strategjik duke e aneksuar edhe Shqipërinë nën pretekstin e zhvillimeve ekonomike, lëvizjeve të lira, largimin e barrierave kufitare e çka jo tjetër përderisa nuk e merr primatin në Ballkan duke e injoruar Evropën dhe Amerikën, duke afruar Rusinë më ndihmën e pakursyer të Sorosit.
Dhe, ky, pa ia kërkuar askush, por edhe duke ia tërheq vërejtjen se ne, Kosova, nuk të kemi autorizuar, nuk të ka ftuar dhe nuk të ka obliguar që të sillesh në mënyrë paternaliste sepse, jemi shtet dhe i kemi të zotët e shtëpisë. Dhe, kur ishte në tavolinën e bisedimeve në Novi Sad, që konsiderohet si nisma për këto ngrehina artificiale, minishengeni, tani “ Open Ballkan”- “Ballkani i hapur”, dhe çka jo do të na dalin deri në pafundësi, vetëm që të realizohet ideja, së pari e korrigjimit të kufijve (ndarje të Kosovës) të cilën edhe pse e mohonte kategorikisht, Richard Grenell se kurrë nuk e ka parë në tavolinë por, asnjëherë nuk e tha se çka ka pasur të fshehur në sirtarët e tij, që i vërtetojë John Bollton, ish-këshilltar i ish presidentit Trump për Siguri Kombëtare, gjenezën e ka nga takimi i Nishit, nga takimet e fshehta Thaçi-Vuçiq, nga takimi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 4 shtator, si ide dhe qëllim që marrëveshja Trump-Putin, i shantazhuar nga ky i fundit të realizohet në një a në mënyrën tjetër.
Vizitat “turistike” të zotit Grenell, herë në Beograd e herë në Tiranë, e tregojnë seriozitetin e rrezikut, se marrëveshja dhe vëllazërnillëku i të dy ortodoksëve (duke u nisur nga ajo se feja ortodokse ka ndikim në shtetin), Rama- Vuçiq, janë të përkushtuar dhe të vendosur, që Serbisë t’i mundësohet dalja në Adriatik, kuptohet përmes Kosovës, duke e eliminuar Kosovën si shtet ballkanik të cilin Serbia nuk e njeh dhe deklarohet pafundësisht se nuk do ta njoh. Dikë e ka pas shpinës dhe nuk është e vetme në këtë nismë.
Sikur, Edvin Kristaq Rama të këmbëngulte se do të punojë dhe angazhohet për këto nisma kur Serbia ta njoh Kosovën dhe të krijohen marrëdhënie të mira fqinjësore, gjithnjë duke iu referuar, kërkim faljes, pendimit, kthimit të të pagjeturve etj, më siguri se sikur Kosova dhe shtetet tjera ballkanike të trajtohen të barabarta, të ketë transparencë dhe jo favorizim, me siguri se rrethanat do të ishin krejtësisht tjera. Por, jo, Edvin Kristaq Rama, nuk i përmbahet qëndrimit të asaj zonje që deklaroj se: “po të isha shqiptar, edhe ajrin nëse më duhet, nuk do ta bleja nga Serbia”.
Tani, prezenca e Richard Grenellit në Tiranë, nuk është e rastësishme dhe kokëfortësia, këmbëngulësia e tij dhe zhgënjimi se Trumpi i humbi zgjedhjet, se në Kosovë ndodhi ndryshimi, se në krye të Qeverisë erdhi Albin Kurti, “armiku” i Kristaqit, është në gjendje të lëviz çdo guri të mundshëm që idetë famëkeqe për Kosovën dhe kombin shqiptar, të realizohen, qoftë edhe, nëse, siç u shkrua se është në gjendje të shkojë me idenë e ndërtimit të një tuneli, Morinë-Merdare, pas deklaratës së Kurtit se nëpër Kosovë, Serbia mund të kalojë vetëm nëse bëhen miza.
Në shkrimet e mia para më shumë se një viti, kam deklaruar se Presidenti Trump nuk i përfaqëson vlerat amerikane, vërtetë ajo, jo vetëm se doli e saktë por edhe puna e tij si President i një superfuqie, ishte e dyshimt ku u kurorëzua me ngjarjet e 6 janarit, të nxitura nga fjalimet e tij mashtruese e të rrezikshme, me sulmin e turmave ndaj Capitoll Hillit, shtëpisë së demokracisë e cila nuk ndodhi që nga ekzistimi i këtij shteti qe 245 vjet.
Apel, njëherësh edhe thirrje për të gjithë shqiptarët që t’ia ndalin turrin këtij mercenari, duke e organizuar një demonstratë të përbashkët nga të gjitha viset shqiptare dhe diaspora, që në Samitin e Durrësit, të pamundësohet arritja e marrëveshjes famëkeqe, jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë qenien shqiptare. Zgjedhja e vetme është që Serbia ta njoh Kosovën dhe të gjitha shtetet e Ballkanit të jenë të barabarta.
Një demonstrata e tillë e cila do të simbolizonte solidarizimin, unitetin dhe përkushtimin për mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të të dyja shteteve dhe të mbesin zot shtëpie në vendin e tyre, Dardano-Ilir.
Organizatorë të kësaj demonstrate më masovike në kuadër gjithëkombëtar, të jenë Shoqëritë Civile e jo partitë politike.