Pritet qe qeveria sot të diskutojë për shkarkimin e drejtorëve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Byrosë për Siguri Publike, Vlladimir Atanasovski dhe Mitko Çavkov.
E më pas pritet që të emërohen drejtorë të rinj në këto dy trupa të rëndësishëm në MPB, njofton InfoShqip.
Çavkov dhe Atanasov u emëruan nga qeveria teknike e kaluar, si kuadro të VMRO-DPMNE. Që të dy përmenden në raportin e grupit punues të MPB-së për mos intervenimin e rregullt dhe në kohë për dhunën në kuvend më 27 prill.
Atanasovki ishte kritikuar edhe për pengesat që i ka bërë PPS-së, për mos lejimin e tyre që të kenë qasje në sistemet e përgjimit dhe dokumentacionit të lidhur me përgjimet joligjore në vend./InfoShqip.com