Në Kuvend filloi seanca e 29-të, seanca e parë plenare në këtë vit, në të cilën në rend dite janë katër interpelanca të cilat koalicioni “Fronti evropian” i parashtroi për punën e katër anëtarëve të Qeverisë – zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni.
Në seancën, të cilin filloi ta udhëheqë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deputetët duhet të debatojnë edhe për interpelancën që në Parlament e parashtroi grupi parlamentar E majta kundër Ilire Dautit – deputete e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni “Fronti Evropian” dhe kryetare e Komisionit kuvendor për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Para se të miratohet rendi i ditës me pesë pika, Gashi dha një orë pauzë pas kërkesës procedurale të deputetit nga E majta, Borisllav Kërmov, për, siç tha, konsultime shtesë.
Nëntë deputetë nga “Fronti Evropian” (Arbana Pasholli, Blerim Bexheti, Dijana Toska, Elmi Aziri, Ilir Demiri, Ilire Dauti, Rina Ajdari, Sadulla Duraki, Sali Murati) interpelancat për anëtarët e Qeverisë i parashtruan më 3 dhjetor, pas ngjarjeve gjatë kohës së festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, më 28 nëntor.
Gjashtë deputetë të partisë E majta (Amar Mecinoviq, Borisllav Kërmov, Dimitar Apasiev, Jovana Mojsoska, Rexhep Ismail, Sashko Jançev) propozimin për revokimin e Ilire Dautit nga funksioni e parashtruan në Kuvend më 21 nëntor për shkak të asaj që ajo e bllokon Ligjin për branitellat me atë që nuk e vendos në rend dite në komisionin me të cilin kryeson.