Në kuadër të mbledhjes së 111-të të kuvendit të Maqedonisë u ratifikuan dy marrëveshje me Republikën Socialiste të Vietnamit dhe me Republikën e Italisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, tash e tutje qytetarët e Maqedonisë dhe Vietnamit që kanë pasaportë diplomatike, do të mund të udhëtojnë pa viza, kurse marrëveshja me Italinë, ka të bëjë me shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara.
Për këto marrëveshje diskutuan Lidija Dimova nga LSDM-ja e cila nuk kundërshtoi gjë por konsideroi se është e paqartë se si qeveria vendos për prioritetet e saj, duke theksuar se nga 240 ratifikimet e fundit, vetëm 50 janë për BE-në.