Në Komisionin për mbrojte dhe siguri duhet të diskutohet propozim-vendimi për dërgimin e përfaqsuesve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin e paqes “Ndihmë e vendosur” në Afganistan dhe propozim-vendimin për dërgimin e përfaqsuesve të ARM-së në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian, “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rendin e ditës në Komisionin për mundësi të barabarta të burrave dhe grave është raporti vjetor për implementimin e strategjisë së barazisë gjinore për vitin 2015.
Komisioni për financime dhe buxhet duhet të rishikojë propozimin për ndryshimin dhe mbushjen e ligjit për banka, në lexim të parë.