Komisioni për Çështje të Rregulloreve të Mandatit dhe Imunitetit me 5 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratoi kërkesat Gjykatës Themelore për marrjen e imunitetit për gjashtë deputetët:
Kërsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska, të cilët akuzohen për dhunën e 27 prillit në kuvend.
Në seanca munguan anëtarët e VMRO DPMNE-së
Komisioni obligohet prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Kuvendit. Në bazë të raportit të Komisionit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën. Deputetët në pushtet kanë shumicë në Komisionin për Çështje të Rregulloreve dhe Mandatit dhe Imunitetit, kështu që pritet vendimi të sillet edhe nëse deputetët e opozitës gjegjësisht të VMRO-DPMNE-së nuk marrin pjesë në seancë./InfoShqip.com