Administratori i falimentimit të “Montenegro Airlines”, Milan Raduloviç njoftoi shitjen e re nga asetet e ish kompanisë nacionale malazez, në vlerë të përgjithshme prej 1.94 milionë euro. Në mesin e aseteve është avioni i fundit Fokker, që shitet për 23900 euro. Çmimi është për dhjetë mijë euro më i ulët, në krahasim me çmimin në nëntor të vitit 2024.
Ofertat mund të dorëzohen deri më 24 shkurt ndërsa do të hapen tre ditë më vonë në Gjykatën Ekonomike.
Ofertat mund të dorëzohen nga kompani dhe qytetarë nga vendi dhe jashtë vendit, të cilët paguajnë depozitë – dhjetë për qind të çmimit të pronës për të cilën janë të interesuar.