Policia e Shtetit ka bërë publike foton e autorit të vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes në Shkodër, Ardian Kodra.
David Qosja u arrestua pasditen e sotme pas thuajse 6 orëve shkëmbim zjarri me policinë, pasi ai qëllonte me breshëri kallashnikovi nga një banesë në fshatin Torovicë ku ishte izoluar.
Policia nisi operacionin për ta arrestuar atë pas raportimeve të banorëve të zonës se Qosja po qëllonte me armë në ajër. Efektivi humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa autori u arrestua nga efektivët e forcave speciale RENEA.
Në foton e shpërndarë nga policia, shihet se autori është i veshur me një bluzë të zezë e bie në sy se ajo është me mëngë të gjata në një kohë kur temperaturat janë ende të larta.
Edhe pse nuk ishte i shtruar në Spital Psikiatrik, Qosja njihej për probleme të shëndetit mendor, dhe jetonte i vetëm, por deri më sot nuk kishte sjellë shqetësime për banorët.