Ky është momenti kur Janeva e detyron policin që të hap derën e MPB-së

Mbrëmë janë zhvilluar drama në DSK, në stacionin policor ‘Beko’ në qendrën e Shkupit dhe në oborrin e Ministrisë për Punë të Brendshme ku Katica Janeva është përballur me pushtetin dhe nëpërkëmbëzat për të pënguar hetimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasi e liroi hetuesin nga kthetrat e policisë, ajo shkoi tek objekti i MPB-së për të takuar ministrin Oliver Spasovski.

Janeva ishte para derës kryesore të MPB-së por polici kujdestarë e pengonte hapjen e derës.

 Ajo vazhdimisht i thonte policit ”Hape derën”, ”Hape derën po të them”.

Duhej që ndihmësja e Janevës, Lençe Ristoska, të telefonoj ministrin Oliver Spasovski dhe dera të hapet.

Më vonë Spasovski i premtoi se mjetet për ndekjen e komunikimeve do të jenë të sigurta.

Sot PSP përsëri është futur në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu