Ky është nishani që Egli tentoi ta presë pasi Gjesti e ofendoi

Situata mes Eglit dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania ka marrë gjithë vëmendjen e rrjetit, pas një episodi të tensionuar mes tyre.

Shkak u bë një nishan në trupin e Eglit, për të cilin Gjesti reagoi me neveri, duke thënë se ishte gjëja më e shpifur që kishte parë ndonjëherë.

Gjesti e shmangu Eglin në krevat, duke vendosur jorganin mes tyre, ndërsa komentet e tij e preken thellë Eglin, e cila u ndje e ofenduar dhe në një moment tentoi ta presë nishanin me thikë.

Duke parë gjithë vëmendjen që ka marrë kjo situatë, bëmë një kërkim për të kuptuar më shumë rreth nishanit për të cilin u bë gjithë ky debat.

E gjetëm në një postim të mëparshëm të Eglit në Instagram: një njollë e thjeshtë, një shenjë normale, e pranishme në trupin e shumë njerëzve.

Asgjë tronditëse, asgjë e pazakontë. Dhe megjithatë, u kthye në një arsye për përplasje dramatike mes dy banorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu